Detajet e reja në “Top Story”, gazetari Qyno: Janë 130 e kusurë video që SPAK po i sheh, pajisja përgjuese… 22/12 23:11
“Në çdo rast kur SPAK ose organet e drejtësisë kanë kërkuar leje nga kuvendi për masa të ndryshme sigurimi kjo ka ndodhur. Ky ka qenë angazhim i përhershëm politik. Një opozitë e korruptuar nuk e lufton korrupsion.
Nuk mendoj që është situata më e vështirë e PS-së. Sali Berisha është bingo e Edi Ramës, ai përfaqëson një opozitë që është i kompromentuar. Ai është shpallur non grata nga SHBA dhe Britania e Madhe. Ai mbetet i njollosur.
Në momentin që u shpall akuza ndaj ministres Balluku ajo duhet të ishte pezulluar ose shkarkuar. Ne e kemi parë që në përgjithësi gjinia femërore është trajtuar më ndryshe nga SPAK”, tha ish-deputeti socialist, Petro Koçi.
Top Channel