Protestë paqësore në Vlorë, drejtuesit e autobusëve pezullojnë punën, kërkojnë ndalimin e taksive dhe furgonave të paligjshëm

22/12/2025 11:08

Linjat e transportit interurban në Vlorë janë ngritur këtë të hënë në një protestë paqësore.

Drejtuesit e autobusëve që bëjnë linjat me Tiranën, Beratin, Elbasanin, Sarandën dhe qytete të ndryshme në këto itinerare kanë pezulluar aktivitetin.

Në intervistat e tyre, kërkojnë dënimin dhe ndalimin e aktivitetit të paligjshëm të taksive dhe furgonave private dhe të palicensuara, si dhe ndërtimin e terminalit, ku sipas tyre Vlora mbetet i vetmi qytet që ende nuk ka një të tillë. Thonë se do të pezullojnë aktivitetin, duke penalizuar qytetin deri në zgjidhje. Kërkojnë një takim me përfaqësuesit e pushtetit lokal, pasi kundërshtojnë edhe zhvendosjen drejt periferisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB