LIVE/ Berisha mbyll fjalimin, protestuesit hedhin bomba molotov drejt godinës së Kryeministrisë, nis shpërndarja
Demokrati Belind Këlliçi, në fjalën e tij gjatë protestës kombëtare, bëri thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Ai shtoi se kjo protestë kombëtare do të jetë precedentë për të ardhmen.
“Qytetarëve që nuk e shitën dinjitetin, ju që denoncuat dhe qëndruat e folët atëhere kur ishte e rrezikshme, ja ku jemi dhe sa shumë që jemi. Mandati nuk është pronë, nuk është licencë për të vjedhur. Nëse e trajton vendin si plaçkë do të përgjigjet. Atë që do të vendosim sot do të jetë precedentë të ardhmen.
Edi Rama duhet të japë dorëheqjen. Ai ka kohë që nuk është më kryeministër. Kur reziston dhe nuk i nënshtrohet asnjë pazari, ja kur vjen përmbysja, më e paimagjinueshmja. Ata që na shantazhonin sot shantazhohen mes tyre. Dorëheqje Edi Rama, dorëheqje dorëheqje”, tha Belind Këlliçi.
Top Channel