Dosja e SPAK për AKSHI/ Karamuço në Top Story: Nuk ka asnjë provë që lidh rrëmbimin e Meçes me Agasin
Partia Demokratike protestoi sot para kryeministrisë, ky ndryshe nga të hënat e tjera, pati përmasa kombëtare në pjesëmarrje.
Kreu i demokratëve, Sali Berisha tha në fjalën e tij se opozita nuk do të ndalet, teksa lavdëroi SPAK, dhe sulmoi gjykatën kushtetuese.
Analisti Arion Sulo është shprehu se Partia Demokratike bëri një demonstrim force, por sipas tij ajo nuk duhet mbyllur aq shpejt.
I ftuar në ‘Top Story”, ai u shpreh se protesta duhet të ishte një shenjë rezistence.
“Ata patën një masivitet, masiviteti ishte brenda PD, duhet të kalonte edhe te qytetarët. Bënë një demonstrim force. Nuk e prisja të mbyllej aq shpejt, duhet të kishte shenjë rezistence. Ishte në kaos, ca ikin të PS, ca te Kuvendi. E rëndësishme është që protesta të vijojë. Janë të gjitha kushtet që njerëzit të mbrojnë veten e tyre. Këtu nuk dihet ku fillon krimi dhe ku mbaron shteti”, u shpreh Arion Sulo.
Top Channel