Opozita zbret sot në shesh, Berisha bën thirrje për pjesëmarrje masive: Përmbysje njësoj si në Bangladesh dhe Nepal

22/12/2025 13:28

Orët e fundit para se të zbresë në shesh Sali Berisha i shfrytëzoi për të bërë thirrje për pjesëmarrje  masive në bulevard.

Skenarët e protestës po mbahen sekret nga organizatorët por  Sali Berisha po pret sukses si në Bangladesh, Nepal, Sri Lanka ku pushtetarët u detyruan të largohen me dhunë nga vendi.

“Se ky mision është shansi i jetës për çdo qytetar të këtij vendi. Shansi i përmbysjes njëlloj si në Bangladesh, Nepal, Sri Lanka të diktatorëve autokratë, të cilët pasi vjedhin dhe plaçkisin miliarda kombet e tyre, ia mbathin si armiq në vende të tjera”, tha Berisha.

Berisha paralajmëron se protesta e parë kombëtarë nuk do jetë thjesht një shëtitje në bulevard, por la të kuptohet se sonte nuk do këtë ngujim poshtë zyrës së Edi Ramës. Thjesht inagurim.

“Pra, këtë protestë do ta merrni si një proces, i cili ndalet, edhe njëherë, proces që do jetë një ansambël i tërë, dhe ndalet vetëm me rrëzimin e Edi Ramës ose shuarjen e opozitës. Në qoftë se Lubisë i janë gjetur 300 dhe thuhet se mund të ketë edhe 50 përqind më shumë se kaq, i janë gjetur 14 supermarkete në rrethin e saj, etj, etj, u garantoj se ato të Edi Ramës janë të paktën 8-10 herë më të mëdha se të Lubisë”, tha kryedemokrati.

Në shesh prej 15 ditësh është ngulur Adriatik Lapaj. Sali Berisha i shtriu dorën për bashkim jo vetëm atij por edhe  partive te tjera opozitare.

Ftesa ime për Lapajn dhe të gjithë partitë opozitare është që të bashkohemi kundër kësaj të keqe të madhe. Përndryshe, kuptohet, kryetari i një partie ka projektin e tij.

Opozita paralajmëroi radikalizim të qëndrimit dhe ne parlament në sesion e ri por përjashtoi  opsionin e bojkotit. Ky opsion do jetë në fuqi vetëm  për komisionet e reformave.

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB