“Fjalët që nuk i thashë dot para shtatores së Kadaresë”/ Skënder Brataj polemizon me Bujar Hudhrin: Ti nuk i lije miqtë t’i afroheshin kur ishte gjallë, e ofenduat dhe poshtëruat
Demokrati Gazment Bardhi në fjalën e tij gjatë protestës së thirrur nga PD, deklaroi se do të qëndrojnë në sheshe, teksa shtoi se pushtetit i janë lëkundur themelet.
“Forca juaj është kthyer në shpresën tonë të përbashkët, në shpresën e Shqipërisë. Prania juaj në këtë shesh madhështor do të thotë, që kjo shoqëri ka ende një zemër, guxim e çdo ndryshimi. Kam takuar shumë prej jush dhe revoltën tuaj për gjërat që po shkojnë keq, po në çdo takim që kam pasur me ju, kam marrë prej jush një mesazh, ju nuk dorëzoheni. Kam mësuar leksionin tim më të madh. Besimi dhe sakrifica do të na çojnë përpara, në largimin e Edi Ramës.
Ne jemi këtu për t’i treguar se ata e kanë gabim dhe e keqja nuk do të triumfojë. Koha e tyre ka mbaruar, tani është koha e qytetarëve të Shqipërisë. Sot kam një mesazh edhe për ata që janë të shumtë që do të donin të ishin me zemër këtu, kjo nuk është protesta e një partie, ju nuk keni frikë, këtij pushteti i janë lëkundur themelet. Ky popull kur zgjohet nuk ndalet më. Ne do të qëndrojmë në sheshe, të fortë, Rama duhet ta ketë të qartë që qyetarët do t’i ketë përballë”, tha Gazment Bardhi.
Top Channel