Plagosën me armë dy persona në Kukës, vetëdorëzohen vëllezërit e shpallur në kërkim
Një 36-vjeçar u arrestua nga policia gjatë tentativës për të dalë nga Shqipëria, në Rinas.
Ai akuzohet se së bashku me tre persona të tjerë rrëmbyen dhe dhunuan një 48-vjeçar më 1 korrik 2025.
Njoftimi:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës:
-vunë në pranga shtetasin J. K., 36 vjeç, banues në Durrës, pasi Prokuroria e Durrësit ka lëshuar urdhër ndalimi për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, kryer në bashkëpunim. Ky shtetas, akuzohet se në bashkëpunim me 3 shtetas të tjerë, më datë 01.07.2025, kanë marrë me forcë, në automjet, dhe kanë dhunuar një 48-vjeçar. 36-vjeçari u kap nga shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit, gjatë tentativës për të dalë nga Republika e Shqipërisë;
Top Channel