Kaos në parlamentin turk/ Deputetët e Erdogan dhe të opozitës përfshihen në një sherr me grushte
Momente dramatike janë regjistruar nga kamerat e sigurisë në një dyqan në Ohajo, ku një i dyshuar për grabitje tentoi të qëllonte dy herë një oficer policie, por arma e tij u bllokua.
Incidenti ndodhi të enjten e kaluar dhe pamjet tregojnë të dyshuarin, 21-vjeçarin Shane Newman, të ulur në një divan në një dhomë sigurie të dyqanit, pranë tij një vajzë e re. Situata përshkallëzohet papritur kur Newman nxjerr një armë nga brezi dhe e drejton drejt oficerit të policisë, ndërsa vajza pranë tij dëgjohet duke bërtitur me panik: “Jo, jo, jo!”.
Sipas pamjeve, 21-vjeçari shtyp këmbëzën për herë të parë pa arritur të qëllojë. Në atë moment, një punonjës i dyqanit hidhet mbi të për ta çarmatosur, por Newman tenton sërish, duke tërhequr këmbëzën për herë të dytë. Edhe këtë herë arma nuk shkrep, për arsye që ende nuk janë sqaruar.
Falë bllokimit të armës, oficeri i policisë arriti të neutralizojë situatën dhe të arrestojë të dyshuarin. Duke folur më vonë me kolegët e tij, oficeri deklaroi se Newman “nxori armën, ma drejtoi në kokë dhe tërhoqi këmbëzën”, duke theksuar rrezikun ekstrem të momentit.
HEART-STOPPING MOMENT: A suspected shoplifter allegedly pulled a gun on a police officer inside an Ohio Walmart.
Shane Newman, 21, has reportedly been charged with attempted murder and felonious assault on a police officer, court records show. pic.twitter.com/j3TTnAwuob
— Fox News (@FoxNews) December 21, 2025
Ai zbuloi gjithashtu se kishte menduar ta qëllonte të riun me armën e shërbimit, por u përmbajt nga frika se mund të godiste punonjësen e dyqanit, e cila po përpiqej ta çarmatoste të dyshuarin. Oficeri shtoi se pak sekonda para incidentit ishte informuar se Newman kishte një urdhër arresti aktiv dhe ishte konsideruar si “i armatosur dhe i rrezikshëm”.
Pas arrestimit, Shane Newman u akuzua zyrtarisht për tentativë vrasjeje dhe sulm ndaj një oficeri policie, ndërsa hetimet për ngjarjen vijojnë.
Top Channel