Tarifat e Trump godasin whiskey-n, ndalon prodhimin distileria e Jim Beam
Liderët e Greqisë, Izraelit, dhe Qipros kanë dërguar nga Jerusalemi një mesazh të fortë stabiliteti dhe bashkëpunimi strategjik në kuadër të samitit të dhjetë mes tyre.
Në një moment të ndjeshëm për Lindjen e Mesme dhe Mesdheun Lindor, Netanjahu, Mitsotakis dhe Christodoulidis theksuan se ky format bashkëpunimi është një element kyç për sigurinë rajonale.
Benjamin Netanyahu, kryeministër i Izraelit:
Lindja e Mesme dhe Mesdheu Lindor po vihen në provë nga agresioni, terrorizmi dhe paqëndrueshmëria. Partneriteti ynë sjell forcë, qartësi dhe bashkëpunim që do të mbizotërojë mbi kaosin. Ramë dakord të thellojmë bashkëpunimin në siguri dhe mbrojtje.
Nga ana e tij kryeministri grek , vuri theksin te nevoja për përparimin e procesit të paqes në Gaza, duke folur për një mundësi të re pas dy vitesh lufte, ndërsa ka kërkuar kthimin e pengjeve të fundit që mbahen ende nga Hamasi.
Kyriakos Mitsotakis, kryeministër i Greqisë:
Pas dy vitesh lufte dhe pas angazhimit personal të presidentit Trump, është krijuar një mundësi e re. Përparimi i planit të paqes me 20 pika dhe kalimi në fazën e dytë të marrëveshjes duhet të jetë një përgjegjësi e përbashkët.
Në të njëjtën kohë, Mitsotakis dënoi me forcë sulmin terrorist në Sidnei, duke theksuar se antisemitizmi dhe urrejtja fetare nuk kanë vend në shoqëritë demokratike dhe se Greqia do të vazhdojë të luajë rol aktiv për stabilitetin në rajon.
Në mënyrë të veçantë është theksuar nga mediat greke mesazhi i drejtpërdrejtë i kryeministrit izraelit ndaj Turqisë, që ka paralajmëruar çdo përpjekjeje të saj për dominim rajonal.
Benjamin Netanyahu, kryeministër i Izraelit:
Ata që mendojnë se mund të rikthejnë perandorinë e tyre në vendet tona, u themi qartë: as mos e mendoni.
Netanyahu iu referua gjithashtu Iranit dhe programit të tij, duke theksuar se çështja do të diskutohet me presidentin e Shteteve të Bashkuara, ndërsa fokusi i menjëhershëm mbetet Gaza dhe faza e ardhshme e armëpushimit.
Sipas qarqeve diplomatike në Athinë ,samiti konfirmoi se bashkëpunimi mes Greqisë, Qipros dhe Izraelit po forcohet si një bosht afatgjatë për sigurinë, paqen dhe stabilitetin në rajon.
Top Channel