Tentuan të pengonin aksionin për hapësirat publike, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe policëve Kryeministri Rama mori pjesë sot në aktivitetin, “Me fermerët në Shqipërinë 2030” që u zhvillua me rastin e çeljes së grupkapitullit të 5 të negociatave për hyrjen në BE.
Gjatë fjalës së tij kryeministri tha se sfida e bujqësisë do të jetë më e vështira sepse do kërkojë adaptimin e standardeve të larta europiane.
Rama gjithashtu shtoi se buxheti për bujqësinë do shkojë në 100 milionë euro dhe se çdo projekt me vizion konkret do financohet nga shteti pa asnjë ngurrim.
“Jemi këtu për një tjetër takim, këtë herë për një takim punë nga Ministria e bujqësisë, disa nga protagonistët kryesorë për të folur për planin e veprimit dhe ndërveprimit në mënyrë që bujqësia shqiptarë të përballojë tregun europian. Kjo sfidë ka dy anë, anën e saj të errët, negociatat me BE nuk janë vetëm fjalë në letër, por janë kontrata komplekse që duhet t’i përgjigjet çdo faktor shtetëror. Kontrata me bujqësinë është më e vështira ashtu siç është dhe më ë mirëpritura për tu përballur me kushtet dhe standardet që burojnë nga cilësia shumë e lartë e sigurisë dhe e produkteve kur vjen puna për të qenë të bashkuar në tregun europian. Por unë besoj shumë te ju, sepse kushtet me të cilat përballeshin fermerët më parë kanë qenë të papërballueshme. Kush e ka kaluar atë sfidë e kalon dhe këtë. Aso kohe bujqësia ishte sektor i braktisur totalisht. Numri i fermerëve që merrnin ndihmë simbolike ishte 5600, sot është 67 mijë. Dhe nuk bëhet fjalë për ndihmë simbolike. Ishte një grusht fermerësh që ia kishin dalë deri aty dhe deficiti tregtar ishte i jashtëzakonshëm. Për çdo euro të eksportuar ne importonim 9. Tani raporti ka shkuar nga 1 me 9 në 1 me 3 dhe po drejtohemi drejt raportit 1 me 2. Për fermerët kjo është një kontratë që kërkon standarde dhe cilësi, kërkon teknologji dhe dixhitalizim, organizim të sofistikuar dhe patjetër mbështetje që nuk do të mungojë, por do rritet vit pas viti. Më rritjen e buxhetit që duam ta cojmë në 100 milionë euro me mbështetjen e Bankës së Shqipërisë, me mbështetjen e agrokreditit që është rivënë në lëvizje dhe patjetër me mbështetjen e AZHBR dhe Be përmes AZHBR. Do ta arrijmë t’i vëmë përballë një fakt, për askënd s’do jetë çështje lekësh, do jetë çështje projekti, pra a ka dijen e duhur për të patur sukses si projekt. Çdo projekt që konsiderohet i duhur, pa diskutim do të financohen. Euro Agro Albania nuk është një website më shumë në morinë e tyre, por një instrument për të gjithë ata që janë në fermë që duan të përmirësojnë çdo gjë rreth projekteve të tyre, duhet ta marrin dhe ta kthejnë në një nga instrumentet e punës së tyre. Është një udhërrëfyes për të gjithë ju, është burim informacioni, për standardet, është kanal dialogu. Secili nga ju mund të hyjë aty të komunikojë dhe të marrë përgjigje për problematikat me të cilat përballet”, u shpreh kryeministri.
Top Channel