Hodhën nga dritarja drogën, ‘Shqiponjat’ arrestojnë dy të rinjtë në Tiranë

22/12/2025 14:20

Policia e Tiranës arrestoi shtetasit K. M., 19 vjeç dhe E. A., 20 vjeç

Kjo pasi, 19-vjeçari u konstatua nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, duke hedhur nga dritarja e automjetit me të cilin lëvizte, dyshohet një sasi Cannabisi, për të cilën dyshohet se ka patur dijeni 20-vjeçari.

Nga kontrolli i mëtejshëm në automjetin me të cilin lëviznin ata, u gjetën lëndë piroteknike.

Lënda narkotike u gjet nga shërbimet e Policisë dhe u sekuestrua me cilësinë e provës materiale, bashkë me lëndët piroteknike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB