“Hiti i ‘Bajames’ u fut me idenë se do bënte namin”/ Miri për Kristin: Është më i mbaruari këtu
Roland Hysi, i njohur si Landi i grupit muzikor West Side Family, ishte i ftuar në “Shqipëria Live”, ku zbuloi detaje nga jeta e Armir Shahinit, Miri, i cili është banor i Big Brother Vip 5.
Landi ndau për publikun bisedat me Mirin, para se të futej në shtëpinë më të famshme në shtëpi, ndërsa shtoi se është duke e ndjekur vazhdimisht dhe madje ka bërë abonimin e Digitalb për të parë mikun e tij.
“Është momenti që Miri do të marrë atë që i takon, për veten, grupin, etj.
Ai e di sa i fortë është dhe duhet të jetë. Familja është pika e dobët e Mirit, është shumë i lidhur me familjen. Sidomos me gocën. Ka një gjë shumë të mirë, nëse kjo gjë ecën, do ketë më shumë mundësia familja që të vijë dhe ta vizitojë më shpesh. Ata jetojnë në Gjermani, ndërsa ai rri këtu për familjen.
Ajo që kemi diskutuar është ‘rri i qetë, ruaj qetësinë dhe shëndeti yt mendor ka më shumë rëndësi, të tjerat…’. Kam bërë abonimin në Digitalb më datë 19 dhjetor”, u shpreh ai
Top Channel