Dëmtoi tre automjete me sende të forta dhe kërcënoi me thikë punonjësit e policisë, pranga 44-vjeçarit në Mallakastër
22/12/2025 11:20
Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër arrestuan shtetasin R. T., 44 vjeç, banues në Mallakastër, pasi ka dëmtuar 3 automjete, me send të fortë, dhe më pas, gjatë shoqërimit, ka kanosur punonjësit e Policisë, me thikë. Shtetasi R. T. dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Top Channel