Aksident në zonën e Lukovës, i mituri me motor përplaset me automjetin, lëndohet 15-vjeçari
22/12/2025 17:14
Rreth orës 16:15, në zonën e Lukovës, ka ndodhur një aksident rrugor.
Një motomjet që drejtohej nga shtetasi I, K rreth 15 vjeç, është përplasur me një automjet tip Mitsubishi, që drejtohej nga shtetasi Sh M.
Si pasojë e përplasjes, ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i motomjetit, shtetasi I.K, i cili është transportuar për ndihmë mjekësore.
Testi i alkoolit për drejtuesin e automjetit ka rezultuar 0.00 mg/l.
Nga ana e Policisë po kryhen veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Top Channel