8 Dhjetori 1990, Preç Zogaj rrëfehet për “Exclusive”: Studentët nuk u dhanë kohë manovrave të regjimit, 7 prej tyre…

22/12/2025 09:03

Në koncertin e madh të lirisë së vendeve ish-komuniste, Shqipëria mori pjesë me aktet e njerëzve të saj të zakonshëm që bënë akte të jashtëzakonshme gjatë gjithë vitit 1990.

Disa prej  tyre folën për here të pare në emisionit “Exclusive”. “Lëvizja e dhjetorit 1990  erdhi si  sinteza dhe kulminacioni i atyre ngjarjeve”, theksoi shkrimtari dhe publicisti Preç Zogaj, autori i  librit “ Filimet”.

Përpjekjet e Ramiz Alisë për të bindur shqiptarët me disa ndryshime si lejimi i veprimtarive të vogla tregtare, dhënia e pasaportave apo bisedimet për rivendosjen e marrëdhënieve me SHBA-në nuk i ndalën të rinjtë, që nuk kërkonin  ndryshim fasade, por këmbëngulnin të shkulnin nga rrënjët diktaturën.

Natën e 8 dhjetorit 1990, mbi 300 studentë  u mblodhën dhe marshuan nga Qyteti Studenti drejt qendrës së Tiranës, ndërsa rrugës iu bashkuan qindra të tjerë. Një ditë më pas, i dërguan kërkesat presidentit Ramiz Alia.

Gjatë intervistës për “Exclusive” Zogaj theksoi se Lëvizja Studentore e Dhjetorit 1990 e imponoi pluralizmin politik dhe rrëzoi projektin e  regjimit  për zgjedhje  fasade  me shumë kandidatë  nga organizatat e masave,  duke shënuar fillimin e një historie të re për Shqipërinë.

“Ata shtruan për herë të parë qartazi kërkesën për pluralizëm politik. Lëvizja studentore e imponoi pranimin e pluralizmit politik”, tha Preç Zogaj.

Lëvizja studentore që solli përmbysjen e regjimit u udhëhoq nga Azem Hajdari.

“Ai ka rolin e liderit, ai u priu studentëve natën e 8 dhjetorit. Ishte Azemi që tha ‘s’kemi çfarë bëjmë më në Qytet Studenti, kush është për kërkesa më të mëdha, të nisemi drejt Tiranës”. U nisën natën, filloi si paqësore, pati një takim me Ramiz Alinë, ai i pret në Presidencë, në kthim studentet  sulmuan   nga  forcat e policisë pati përleshje, të plagosur. Studentet  kthehen në Qytetin Studenti, fortifikohen atje.  Rezultati i natës së parë është se fituan qytetin e tyre si zone te lire, zona e parë  e lirë në Shqipërinë komuniste”

Protestat vazhduan deri më 11 dhjetor në mbrëmje, kur në takim me Ramzi Alinë u konfirmua edhe pluralizmi politik, të cilin e shpallën menjëherë pas kthimit nga takimi, duke nisur edhe organizimet për themelimin e Partisë Demokratike, e para forcë politike opozitare pas gjysmë shekulli mungesë pluralizmi.

Shqipëria e bëri ndryshimin me dialog. Intelektualët dhe studentët nuk u dhanë kohë manovrave të regjimit për të pilotuar partia. Ishin shumë studentet që firmosen krijimin e PD-së.  Shtatë prej tyre u zgjodhën në Komitetin Nismëtar. Pjesa tjetër ishin intelektualë, pedagogë, punëtore, pjesë të mediave dhe kulturës”, shtoi Zogaj.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB