Sfidat e Evis Salës me shëndetësinë, ministrja: Do të ndërtoj një sistem diagnostikues të integruar mirë në të gjithë vendin

22/12/2025 15:32

Në platformën ndërkombëtare World Health Voices, ku publikohen histori të rrugëtimit të njerëzve që kontribuojnë për të ardhmen e shëndetit global, historia e tretë e kopertinës i dedikohet ministres shqiptare të Shëndetësisë, Evis Sala.

Si një eksperte e njohur ndërkombëtarisht në imazherinë onkologjike, pasuar me CV të pasur në kërkimin shkencor dhe së fundmi edhe si drejtuese e një sistemi shëndetësor në një vend si Shqipëria. Sala shpreh prioritete, sëmundje onkologjike, sistemin e diagnostikës dhe futjen e inteligjencës artificiale.

“Nëse do të përpiqesha të bëja gjithçka njëherësh, askush nuk do ta besonte. Kështu që kam përcaktuar tre fusha të mëdha. Do të krijojmë Rrjetin Shqiptar të Kancerit, me një Institut Onkologjik në Tiranë. Rrjeti do të krijohet në gjashtë muajt e ardhshëm dhe instituti do të vijojë gjatë vitit pasues. Kam ndërtuar sisteme diagnostike kudo ku kam punuar, tani dua të ndërtoj një sistem diagnostik të integruar mirë në të gjithë vendin”, shprehet Salaj.

Shtylla e tretë është futja e inteligjencës artificiale.

“Ne duam të krijojmë një sistem bazë të integruar, një ‘backbone’, që lidh sisteme të ndryshme dhe siguron ndërveprueshmëri”, thotë ministrja.

Në fillim të vitit të ardhshëm, ajo pret të ketë një hartëzim të plotë të këtyre tre fushave strategjike dhe plane konkrete veprimi.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB