Zhdukja e shisheve të verës me vlerë miliona euro nën sekuestro nga SPAK, Prokuroria e Tiranës nxjerr urdhër arresti për pronarin e shtëpisë Nga viti në vit po shtohen rastet kur konfliktet mes adoleshentëve, por edhe fëmijëve në shkolla, kalojnë nga zënkat verbale në sherre fizike, madje edhe në përdorimin e sendeve të rrezikshme si thikat.
Avokatja dhe psikologia Elona Mone shprehet se ka pasur shumë raste ku konfliktet kanë qenë të rënda dhe ku të miturit janë përfshirë në seanca gjyqësore. Sipas saj, edhe pse disa prej këtyre konflikteve janë mbyllur brenda ambienteve të shkollës, realiteti është ndryshe, pasi të rinjtë e vijojnë përplasjen edhe jashtë saj, duke e përshkallëzuar më tej situatën. Konfliktet nuk duhet të mbyllen në heshtje apo të neglizhohen, por duhet të trajtohen seriozisht përmes bashkëpunimit mes shkollës, prindërve dhe institucioneve përkatëse, me qëllim parandalimin e pasojave më të rënda.
Nuk duhet që konfliktet të mbyllen thjesht me ndërhyrjen e drejtuesit të shkollës, policisë apo familjes, pasi këto nuk janë zgjidhje reale dhe shpeshherë konfliktet vijojnë më tej. Është e domosdoshme që në raste të tilla të përfshihen specialistë që njohin mirë botën e të rinjve, siç janë psikologët, pasi kjo është një moshë delikate. Një fjalë bullizuese apo një konflikt i patrajtuar siç duhet mund të lërë shenja të thella psikologjike tek një fëmijë i ndjeshëm, duke çuar në pasoja të rënda, madje edhe në fatalitete.
Nga viti në vit, rastet e konflikteve mes të miturve janë në rritje, shprehet Mone, ndërsa një nga shkaqet kryesore mbeten përdorimi i pakontrolluar i telefonave dhe rrjeteve sociale, të cilat shpesh shërbejnë si nxitës të bullizmit, dhunës verbale dhe përshkallëzimit të konflikteve edhe jashtë ambienteve të shkollës.
Duhet t’u bëhet thirrje të gjithëve që të minimizojnë përdorimin e telefonave dhe rrjeteve sociale nga fëmijët dhe adoleshentët. Në Australi, para disa kohësh, u vendos ndalimi i përdorimit të rrjeteve sociale për moshat nën 16 vjeç, një model që tregon se ndërhyrje të tilla janë të mundshme dhe të domosdoshme. Një mekanizëm i tillë nuk është i vështirë për t’u zbatuar, pasi këto platforma po ndikojnë drejtpërdrejt në jetën dhe shëndetin mendor të fëmijëve.
Edhe në një shkollë në Vlorë, një ngjarje e tillë u mbyll brenda ambienteve të shkollës, por sipas avokates dhe psikologes Elona Mone, kërkohen masa shumë më të ashpra për brezat që janë në kontakt të vazhdueshëm me telefonat dhe rrjetet sociale. Ajo shprehet se edhe disa vite më parë ka pasur një rast ku një i mitur ka humbur jetën, si pasojë e një konflikti të përshkallëzuar.
Kujdesi duhet të jetë maksimal, pasi një ngjarje e vogël mund të zgjerohet shpejt dhe të përfundojë në raste tragjike. Parandalimi, ndërgjegjësimi dhe ndërhyrja e hershme janë çelësi për të shmangur fatalitete të tilla në të ardhmen.
Ndërkohë që të rinjtë në Vlorë shmangen nga kamera, disa prej tyre pranojnë se kanë pasur raste grindjesh me njëri-tjetrin për shkak të rrjeteve sociale. Po ashtu, dy të rinj që jetojnë në Greqi shprehen se në Santorini, ku jetojnë dhe ndjekin shkollën, ka shumë raste sherresh mes të rinjve të shkaktuara nga rrjetet sociale. Madje, sipas njërit prej tyre, këto raste janë edhe më të shpeshta se këtu.
Policia e Vlëres për rastin ne fjale, ku disa të rinj, me një send metalik kane dëmtuar njërin prej tyre, ajo shprehet se situata është sqaruar mes policisë, psikologut familjarve dhe fëmijeve. Tashme shprehet policia mes femijeve nuk ka pretendime pasi ngjarja u sqarua.
Top Channel