Aksident në kryqëzimin e Gjadrit, përplasen dy automjete, lëndohen dy persona Mbas një përleshjeje në qendër të Tiranës midis një grupi fëmijësh, Arben Gramo u thirr me urgjencë në Komisariatin numër 1 për të qenë i pranishëm bashkë me prindërit e njërit prej të miturve. Grindja kishte ndodhur për një fyerje në Instagram.
Kjo është situata në shërbimin e provës, aty ku kontrollohen vendimet gjyqësore edhe ndaj minorenëve, shumica e tyre të gjendur përgjegjës për plagosje dhe sulme fizike. Janë fëmijë që gjykata i ka vendosur nën mbikëqyrje edhe për krime të tjera si grabitjet me dhunë, shpërndarje droge dhe armëmbajtje, dhe detyrat e caktuara ndaj tyre nisin nga ndjekja e shkollës deri te detyrimi të qëndrojnë larg problemeve.
Në total janë 317 fëmijë nga 14 deri në 18 vjeç që nuk kanë përfituar nga shmangia dhe për këtë shkak kontrollohen çdo javë duke u intervistuar.
Megjithëse po aplikohet kodi miqësor, shifrat zyrtare tregojnë trend në rritje të të miturve që përherë e më shumë po kryejnë krime; vetëm për Tiranën, për këtë rezulton të jenë proceduar 870 fëmijë, ku kryesojnë ata që sulmojnë njëri-tjetrin fizikisht.
Së fundmi, gjatë një konference kombëtare për fëmijët, ekspertët e policisë dhanë alarmin edhe për rritjen e shifrave të përdorimit të lëndëve narkotike nga fëmijët.
Top Channel