Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të dielë
21/12/2025 08:00
Ditën e Diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të kryesisht të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët e vranësira kalimtare.
Mjegulla/mjegullina do të jenë prezente në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes kryesisht përgjatë zonave luginore. Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 5 m/sek. Valëzimi në det do të jetë forcës 1 ballë.
Top Channel