Fluks i lartë automjetesh edhe në kufirin Shqipëri-Kosovë, radhë të gjata dhe vonesa në pikën e kalimit kufitar

21/12/2025 14:04

Fluks i lartë emigrantësh është shënuar në kufirin Shqipëri–Kosovë, me rastin e festave të fundvitit.

Qindra mjete dhe drejtues automjetesh nga vendet e Bashkimit Evropian po hyjnë në Kosovë për të kaluar pushimet pranë familjeve të tyre.

Radhë të gjata mjetesh janë krijuar menjëherë pas hyrjes në territorin e Kosovës, në pikën kufitare të Vërmicës. Shkak për këtë situatë është procedura e detyrueshme e pagesës së siguracionit jeshil për automjetet me targa të huaja që do të qëndrojnë në Kosovë.

Shumë drejtues automjetesh shprehen se kjo procedurë po u shkakton vonesa të gjata dhe pritje të lodhshme.

Situata rëndohet edhe më tepër nga mungesa e energjisë elektrike, duke bërë që sportelet e siguracioneve të punojnë me gjeneratorë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB