E PLOTË/ Starton edicioni i pestë i “Big Brother VIP”, 14 banorë bëhen pjesë të shtëpisë më të famshme në Shqipëri
Ernesti ose siç njihet me emrin e artit Stine, është një ndër këngëtaret apo edhe një ndër kantuatorët më të spikatur në trevat shqiptare.
Ai ka tre motra dhe një vëlla në Gjermani.
Që i vogël ka qenë i dhënë pas muzikës dhe kërcimit, ai jepte mësime hip hopi në shkolla private dhe emigroi në Gjermani, ku ka fituar disa çmime.
Stine fitoi edicionin e parë të “Top Fest” në vitin 2004.
Shumë i përfolur për lidhjen e tij të dikurshme me moderatoren Roza Lati, aktualisht ai është i martuar (pa dasmë, edhe pse nusja ia ka kërkuar vazhdimisht një të tillë), me një vajzë.
Është shumë i qetë, thotë se është personi i fundit në një dhomë që humb kontrollin.
Ai banon në Tiranë ku e ka edhe studion e tij Stine Records. Shumë prodhime muzikore, shumë hite dhe shumë talente të reja kanë dalë nga kjo studio.
Top Channel