Emrat/ Vrasja e 20-vjeçarit Pavlin Preka në shkurt të këtij vitit, policia e Shkodrës vë në pranga dy autorët

21/12/2025 10:19

Zbardhet vrasja e kryer në fshatin Guci e Re, Shkodër. Policia ka finalizuar operacionin e koduar “Pesha e krimit”, duke arrestuar dy persona të dyshuar si autorë të vrasjes së shtetasit P. P., e ndodhur më 27 shkurt 2025.

Si rezultat i hetimeve intensive të zhvilluara nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës, janë identifikuar dhe vënë në pranga shtetasit Klaudio Lisaj, 20 vjeç, banues në fshatin Mgull, dhe Vasel Koçeku, 43 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri.

Sipas Policisë, arrestimet u kryen në kuadër të operacionit policor “Pesha e krimit”, i cili u zhvillua me mbështetjen e Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësisë Shkodër, Forcës së Posaçme “Shqiponja”, si dhe shërbimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër.

Dy të arrestuarit dyshohen për veprat penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Shkodrës për vijimin e veprimeve të mëtejshme ligjore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB