E pazakontë/ Shiste enët e kuzhinës së Pallatit Élysée online, punonjësi përfundon në pranga

21/12/2025 16:18

Një punonjës i Pallatit Élysée në Paris u arrestua pasi dyshohet se ka vjedhur pjata, gota dhe enë të tjera zyrtare nga rezidenca e presidentit francez.

Ai ishte përgjegjës për ruajtjen e këtyre sendeve dhe, sipas policisë, i merrte gradualisht dhe i shiste në internet, kryesisht në platformën Vinted. Vlera e sendeve të vjedhura shkon deri në 40 mijë euro.

Gjatë kontrollit në shtëpinë, makinën dhe dollapin personal të punonjësit, policia gjeti rreth 100 objekte të vjedhura, përfshirë porcelan shtetëror dhe enë luksoze që nuk shiten zakonisht për publikun.

Punonjësi u arrestua bashkë me dy persona të tjerë që dyshohet se e ndihmonin në shitjen e sendeve në internet.

Të tre dolën në gjykatë më 18 dhjetor dhe do të gjykohen më 26 shkurt. Deri atëherë, atyre u është ndaluar të punojnë dhe të shesin sende në ankande.

Sendet e vjedhura janë kthyer në Pallatin Élysée.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB