foto ilustruese

Një 20-vjecare nga indonezia është arrestuar përgjatë së shtunës në kryeqytet.

Vajza 20-vjecare që kishte udhëtuar drejt Shqipërisë për të punuar është arrestuar nga efektivë të komisariatit nr 1 në Tiranë me akuzën e vrasjes së foshnjës së saj të porsalindur, Ngjarja e rëndë ndodhi dy muaj më parë, por hetimet policore konkluduan se e reja e kishte braktisur fëmijën e saj të porsalindur në ballkonin e banesës së marrë me qira në kryeqytet, çka i solli edhe vdekjen.

E reja e ardhur në Shqipëri disa muaj më parë, bashkë me të tjera shoqe punonte si pastruese nëpër lokale të kryeqytetit. Mësohet se 20-vjecarja ka ardhur nga Indonezia kur ishte 5 muajshe shtatzënë, dhe në muajin tetor e kanë kapur kriza të stresit dhe pas lindjes e ka braktisur fëmijën në banesë.

Për ngjarjen u njoftua pronari i banesës ku vajzat jetonin me qira dhe më pas policia që fillimisht në tetor nisi hetimin në gjendje të lirë për indonezianen ndërsa pas hetimeve të thelluara u kërkua arrestimi i saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB