Dosja ‘Epstein’/ Zhduken 16 imazhe nga faqja e internetit e Departamentit amerikan të Drejtësisë, mes tyre fotoja e Trump. Demokratët kërkojnë transparencë
Suedia dhe Gjermania po reduktojnë ndihmën humanitare për vendet në zhvillim, duke e përdorur buxhetin për Ukrainën dhe shpenzime ushtarake, paralajmërojnë ekspertët.
Ky ndryshim pasqyron një trend më të gjerë në Evropë, ku ndihmat po bëhen më “gjeopolitike” dhe jo për luftën kundër varfërisë dhe urisë.
Suedia njoftoi një prerje prej 70 milionë euro për vendet si Mozambiku, Zimbabwe, Liberia, Tanzania dhe Bolivia.
Buxheti humanitar i Gjermanisë për 2026-n, 1.05 miliardë euro, është më pak se gjysma e vitit të kaluar dhe fokusohet në krizat që ndikojnë drejtpërdrejt në Evropë.
Franca do të ulë ndihmën për ushqim me 60%, ndërsa rrit shpenzimet për mbrojtje me 6.7 miliardë euro.
Norvegjia ka rritur ndihmën për Ukrainën, por me një ulje të konsiderueshme të ndihmës për Afrikën.
Ekspertët paralajmërojnë se këto prerje po destabilizojnë sistemet lokale dhe rrezikojnë të kthejnë pas progresin e arritur në fushën e edukimit, shëndetësisë dhe mbrojtjes së fëmijëve.
Në Mozambik, ku konflikti dhe fatkeqësitë natyrore kanë zhvendosur mbi 300,000 persona, ndihma për vitin 2025 ka mbërritur vetëm 31 milionë dollarë nga 222 milionë të nevojshme, duke bërë që shpërndarja e ushqimit të bëhet vetëm çdo dy muaj dhe të mbulojë vetëm 39% të nevojave kalorike.
Organizatat humanitare paralajmërojnë se 2026 mund të jetë shumë sfidues për vendet në zhvillim nëse ky trend vazhdon.
Top Channel