Ambasada Amerikane paralajmëron: Mashtrimi për martesë në SHBA mund të sjellë dënime të rënda dhe pasoja serioze

21/12/2025 14:00

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri ka reaguar së fundmi për rastet e mashtrimeve në martesë, duke theksuar se këto veprime përbëjnë një krim federal në SHBA dhe mund të sjellin dënime të rënda.

“Mashtrimi për martesë është një krim federal në Shtetet e Bashkuara dhe mund të çojë në dënime serioze. Gjithmonë zgjidhni një proces të ligjshëm emigracioni për të hyrë në vend dhe për të siguruar dokumentacionin e duhur”, shkruan Ambasada Amerikane.

Autoritetet amerikane këshillojnë qytetarët të ndjekin rrugët ligjore dhe të shmangin çdo praktikë të paligjshme që mund të sjellë pasoja serioze.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB