Publikohen pamjet e ekzekutimit të futbollistit Mario Pineda në qytetin Guayaquil të Ekuadorit.

Mbrojtësi 33-vjeçar i Barcelona Sporting Club u qëllua me armë zjarri dhe humbi jetën në vend, ngjarje e ndodhur në një zonë urbane.

Pamjet janë postuar në rrjetet sociale, ku shihen dy persona që kryejnë vrasjen.

Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa deri tani nuk janë bërë të ditura detaje të tjera mbi autorët apo motivet e krimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB