Uzuni vendos të gëzojë në këtë fundvit edhe fëmijët me aftësi ndryshe dhe jetimë në Berat…
20/12/2025 19:52
Myrto Uzuni vazhdon të jetë mjaft i angazhuar në këto ditët e fundit të këtij viti. Sulmuesi i Shqipërisë ka vendosur që të suprizojë fëmijët e Bashkisë Dimal.
Beratasi ka shpërndarë dhurata ditën e djeshme për fëmijët me aftësi ndryshe jetimë, duke i bërë sadopak të lumtur dhe të ndjejnë emocionet e festave të fundvitit. Është vëllai i Uzunit, Asi Uzuni ai që ka zbuluar gjestin fisnik të lojtarit kuqezi. “Sot, vëllai im Myrto Uzuni tregoi se madhështia e vërtetë nuk matet vetëm në fushë, por në zemër. Një gjest plot dashuri, mbështetje dhe shpresë për fëmijët me aftësi ndryshe dhe fëmijët jetimë në Bashkinë Dimal.”
Top Channel