Zgjedhjet, Instituti i Kosovës për Drejtësi: 28 kandidatë për deputetë të përfshirë në raste penale, numri më i lartë nga ‘Vetëvendosja’
Pas lajmit se presidenti amerikan, Donald Trump nënshkroi Ligjin për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare, i cili autorizon mbi 901 miliardë dollarë për programet e mbrojtjes ku është përfshirë edhe Kosova, Ambasada e saj në Uashington reagoi përmes një postimi në Facebook, ku theksohet se në këtë mënyrë, Shtetet e Bashkuara kanë riafirmuar mbështetjen e fuqishme për Republikën e Kosovës.
“Akti i Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare nënvizon mes të tjerash përkushtimin e SHBA-së ndaj sovranitetit, sigurisë dhe rrugës euro-atlantike të Kosovës, mbështet dialogun Kosovë-Serbi të bazuar në njohje reciproke, dhe kundërshton qartë çdo ide për ndarje territoriale apo ndryshim kufijsh. Mirënjohës Kongresit, Shtëpisë së Bardhë dhe gjithë atyre që u angazhuan në përfshirjen dhe miratimin e dispozitave me peshë për Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.
Akti Kombëtar për Mbrojtje për vitin fiskal 2026 autorizon shpenzim vjetor rekord për ushtrinë amerikane që arrin vlerën e 901 miliardë dollarëve, apo 8 miliardë më shumë seç kishte kërkuar Trumpi.
Teksti i këtij dokumenti përmend në mënyrë të vecantë Ballkanin Perëndimor, duke nenvizuar se ulja e varësisë së rajonit nga gazi dhe karburantet fosile ruse është në interes kombëtar të SHBA-së, dhe se Uashingtoni duhet të mbështesë anëtarësimin e vendeve të rajonit në Bashkimin Evropian dhe NATO.
Top Channel