Seno Fishta i bashkohet konkurrentëve të tjerë të “Big Brother VIP”, shkodrani banori më i ri i shtëpisë
20/12/2025 22:34
Seno Fishta është banori më i ri, i cili i bashkohet banorëve të tjerë, në këtë edicion të pestë të “Big Brother VIP 5”.
Ai ka lindur në Shkodër dhe e quan veten “delja e zezë” e familjes, kjo pasi ka qenë fëmijë kundër rrymës së kohës.
Ai është tifoz i zjarrtë i Vllaznisë dhe ka krijuar një podcast ku flet për futbollin: “Na shkoi jeta rrefishat”.
Një moment i rëndësishëm reflektimi lidhet me periudhën para kthimit të detyruar nga autoritetet franceze, kur nëna e tij u shtrua në spital dhe iu nënshtrua një ndërhyrjeje koronare.
Ai përshkruan këtë përvojë si moment intensiv emocional, gjatë të cilit ka rishikuar në mënyrë kritike zgjedhjet dhe drejtimin e jetës së tij.
Top Channel