E PLOTË/ Starton edicioni i pestë i “Big Brother VIP”, 14 banorë bëhen pjesë të shtëpisë më të famshme në Shqipëri
Selin Bollati, balerinë, moderatore, influencer. E quan veten “Selin the Queen”.
Ka lindur në vitin 2002 në Belgjikë, por aty nuk ka jetuar.
Vjen nga një familje me rrënjë artistike: gjyshërit e saj kanë qenë pjesë e një ansambli tradicional, gjë që ka ndikuar në lidhjen e saj të hershme me vallëzimin. Aktualisht, disa ditë në javë është e angazhuar tek “Albanian Night”.
Ka ndjekur shkollën e baletit dhe duke përmirësuar aftësitë teknike që në moshë të vogël. Ajo ka performuar në shfaqje skenike, përfshirë edhe në TOB (Teatri i Operas dhe Baletit).
Në vitin 2024, u shpall si një nga bashkëprezantueset e netëve finale të “Kënga Magjike”, përkrah Ardit Gjebreas dhe Matilda Mcinit. Elegante, e natyrshme, e sinqertë dhe shpeshherë djallëzore.
Selin është single, e hapur për një lidhje romantike në BBV5.
Top Channel