Fotografi të reja nga dosjet e Epstein, zbulohen lidhjet e Princit Andrew me Ghislaine Maxwell dhe Jeffrey Epstein
Shefi i diplomacisë amerikane, Marco Rubio u shpreh me rezerva për raundin e radhës së bisedimeve për një zgjidhje paqësore në Ukrainë që zhvillohet në Majami. Rezultati është ende i hapur, la të kuptohej ai, ndërsa shtoi se negociuesit kanë ende shumë punë për të bërë.
“Unë mendoj, se kemi bërë përparime, por kemi ende një rrugë të gjatë përpara dhe natyrisht më e vështira vjen gjithmonë në fund|”, tha ai.
Rubio pohoi se ai vetë do të jetë i pranishëm në bisedimet në Florida, por vetëm pjesërisht. I dërguari rus, Kirill Dmitriev njoftoi në platformën X se po nisej tashmë drejt Shteteve të Bashkuara. Përfaqësues të qeverisë së SHBA-së do të takohen në Majemi për të biseduar veçmas me përfaqësuesit e Kremlinit dhe të Ukrainës për fundin e luftës.
Takimi vjen pas bisdimeve që u mbajtën ditë më parë në Berlin mes shteteve kryesore të BE-së, SHBA-së dhe Ukrainës të dielën e kaluar në Berlin.
Ndërmjetësuesit amerikanë duan që t’i koordinojnë rezultatet me përfaqësuesit e Rusisë në takimin e Majamit. Gjatë konsultimeve në Berlin një javë më parë temat qendrore ishin: Garancitë për sigurinë dhe çështjet territoriale.
Top Channel