Theo Hernandez i ashpër ndaj Milanit: Përveç Ibras, çdo gjëje tjetër ia ndjej mungesën. Rikthim? Jo sa të jenë disa persona
Për të gjetur ndeshjen e fundit zyrtare të luajtur nga Arkadiusz Milik, duhet të kthehemi pas në kohë, dy sezone më parë. Ishte viti 2024 dhe kundërshtari i fundit i sulmuesit polak ishte Monza, në një mbrëmje të veçantë në “Allianz Stadium”.
Atmosfera ishte festive, pasi Juventusi po festonte fitimin e Kupës së Italisë ndaj Atalantës disa ditë më parë, ndërsa tifozët bardhezinj i dhanë lamtumirën Alex Sandros, në ndeshjen e tij të fundit me fanellën e “Zonjës së Vjetër”.
Në pankinë ndodhej Paolo Montero, në atë kohë trajner i Juventus Next Gen, i promovuar përkohësisht në ekipin e parë pas shkarkimit të Massimiliano Allegrit. Uruguaiani drejtoi Juventusin në barazimin spektakolar 3-3 ndaj Bolognës në transfertë dhe më pas në sfidën ndaj Monzës në shtëpi.
Ndeshja përfundoi me fitoren 2-0 të Juventusit, me gola të Federico Chiesës dhe Alex Sandros, rezultat që i siguroi bardhezinjve vendin e tretë në renditjen përfundimtare të kampionatit.
Ajo mbrëmje mbetet deri më sot ndeshja e fundit zyrtare e Arkadiusz Milikut me fanellën e Juventusit.
Top Channel