Gjysma e shqiptarëve jashtë/ Të dhënat e Instat, 2.2 milionë jetojnë jashtë territorit, pjesa më e madhe të rinj
Tradita e shqiptarëve për të festuar me tryezën e madhe familjare si dhe dëshira për të konsumuar më shumë në festat e fundvitit i ka gjetur bizneset shqiptare të përgatitura, kryesisht ato të importit.
Panorama e të dhënave e tregtisë së jashtme e publikuar nga Instituti I Statistikave tregon se importet në muajin nëntor arriti në në 71 miliardë lekë, një rritje të fokusuara kryesisht tek ushqimet, pijet dhe produkte konsumi, pasuar nga lëndët djegëse si dhe prodhimet e drurit. Ndërsa të gjithë kategoritë e tjera kanë shënuar rënie duke e fokusuar vetëm tek produktet e kërkuara të këtij fundsezoni.
Vet fundviti bën që qytetarët të konsumojnë më shumë dhe ndjeshëm importet rriten më shumë dhe bazuar në parimin e kërkesë ofertës inflacioni rritet kështu.
Të blera më lirë por të shitura më shtrenjtë, janë produktet nga Kina, Turqia që kanë pushtuar tregun e importeve këtë fundvit ku vetëm për nëntorin importuan 17.3 miliardë lekë mallra nga këto 2 vende.
“Vitet e fundit janë importuesit janë favorizuar nga kjo situatë e euros dhe kjo I bën dhe ti blejnë mallrat më lirë. Por ndonëse mallrat blihen më lirë krahasuar me BE ne çmimet e produkteve të konsumit ende I kemi të shtrenjta.”
Ndërsa importet shtohen, eksportet mbeten nën presion. Rënia është ndjerë sidomos në tregjet e Bashkimit Europian, si Italia dhe Gjermania. Ndryshe paraqitet situata me Kosovën, e cila në Nëntor ka qenë destinacioni kryesor për mallrat shqiptare
“Ndonëse është thënë se eksportet kanë shënuar rritje në 2025 duhet parë se nga cilat zëra vijnë. Një pjesë e produkteve që kalojnë transit llogariten si eksport. Por euro I ka groposur eksportuesit dhe jemi në fund të viti dhe ne vazhdojmë po njësoj me bilancet tona madje me shumë sfida”.
Eksportet në nëntor rezultojnë 2.5 herë më pak se importet. Ndërsa deficiti tregtar ka arritur në 43 miliardë lekë.
Top Channel