Dosja në GJKKO me 11 të akuzuar/ Gjykata ndan çështjen e Florenc Çapjas dhe dy të tjerëve, Ervis Martinaj e Talo Çela do të gjykohen veç
Arrestohet në Serbi, bashkautorja e një vjedhjeje me dhunë, kryer në vitin 2021, në Tropojë.
Si rezultat i bashkëpunimit me autoritetet policore serbe, koordinuar nga specialistët e Drejtorisë së Interpolit, u arrestua në Serbi, në kuadër të operacionit “The Wanted”, shtetasja e kërkuar ndërkombëtarisht, Rinesa Raci, 23 vjeçe.
Në vitin 2024, Gjykata e Kukësit e ka dënuar këtë shtetase, me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim.
Në vitin 2021, në fshatin Dojan, Tropojë, shtetasja Rinesa Raci, dhe shtetasi V. M., i vodhën me dhunë, një shtetaseje, celularin dhe një shumë eurosh.
Strukturat policore homologe po bashkëpunojnë për të finalizuar procedurën për ekstradimin e 23-vjeçares, në Shqipëri.
Top Channel