“Do të dal me fitore”/ Kristi Lamaj zyrtarisht pjesë e “Big Brother VIP 5”, hyn duke kënduar në studio këngën hit “Dridhe moj bajame”
20/12/2025 21:41
Kristi Lamaj, këngëtar i muzikës popullore, do të jetë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
“E di kur do të hyj dhe e di kur do të dal. Do të dal me fitore”, tha Kristi Lamaj gjatë fjalës së tij përpara se të hynte në shtëpi.
Ai u rrit në qytetin e Vlorës, me muzikë që në moshë të vogël. Më pas vazhdoi arsimin muzikor në shkollën “Naim Frashëri” në Vlorë, duke u specializuar në këndim klasik.
Paralelisht me muzikën, ai zgjodhi të studiojë juridik, me dëshirën për të ndërtuar një karrierë të qëndrueshme profesionale, duke zhvilluar njëkohësisht rrugëtimin artistik.
Top Channel