E PLOTË/ Starton edicioni i pestë i “Big Brother VIP”, 14 banorë bëhen pjesë të shtëpisë më të famshme në Shqipëri
Aktorja dhe këngëtarja, Xhodi Skura ka lindur në Tiranë dhe është rritur me prindërit dhe motrën më të madhe e vëllain më të vogël.
Ka studiuar në liceun artistik ku i ati ka qenë mësues. Në familje janë rritur me dashurinë për artin.
Ka konkurruar në The Voice ku është eliminuar tek betejat dhe ka punuar për disa vite si aktore tek “Al Pazar”.
Momentin më të vështirë të jetës e ka kaluar 4 vite më parë, ku babai humbi jetën në moshë të re, për shkak të Covid. Një humbje e papritur që ka lënë gjurmë të mëdha.
Është vajzë e ndjeshme, solare, me humor dhe ëndërrimtare.
Në hyrjen e saj, ajo pati dhe një lidhje direkte me gjyshen e saj në shtëpi, duke e surprizuar, e cila u shpreh se ka një kënaqësi të madhe të shohë mbesën e saj pjesë të BBVIP.
Top Channel