Aksident në Maliq/ 38-vjeçari humb kontrollin e mjetit, plagosen dy pasagjerët, mes tyre një 11-vjeçar

20/12/2025 16:24

Një aksident ka ndodhur këtë të shtunë në afërsi të në afërsi të fshatit Rëmbec, Maliq, me pasojë dy të plagosur, mes tyre një fëmijë.

Policia bën me dije se shoferi me inicialet K. D., 38 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar automjetin tip “Skoda”, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë, janë dëmtuar pasagjerët shtetasi V. D., 36 vjeç, dhe një 11-vjeçar, banues në Tiranë, të cilët u dërguan për mjekim në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB