Analiza nga DW: Shumë lëvdata, pak zgjidhje. Trump nën presion
Claudio Valente, burri që autoritetet amerikane e konsideronin si të dyshuarin kryesor në sulmin vdekjeprurës në Universitetin Brown të dielën e kaluar, i cili vrau dy studentë dhe plagosi nëntë të tjerë, është gjetur i vdekur.
Sipas CNN, duke cituar burime policore dhe dokumente ligjore, 48-vjeçari portugez kishte vrarë edhe një profesor të Institutit të Teknologjisë së Massachusetts (MIT) pas “sulmit” ndaj Brown. Emri i profesorit ishte Nuno Loureiro, dhe Calente kishte ndjekur të njëjtin program akademik me të në vendin e tyre.
Nuno Loureiro u gjet me një plagë të shkaktuar nga arma e zjarrit brenda shtëpisë së tij në Brookline, Massachusetts, rreth 80 kilometra nga Providence ku ndodhi sulmi në universitetin Brown.
Burri u shpall i vdekur mëngjesin tjetër në spitalin ku u dërgua.
Fillimisht, FBI besonte se nuk kishte “asnjë lidhje” midis dy rasteve.
I dyshuari, një shtetas portugez 48-vjeçar, “i mori jetën vetes sonte”, tha Shefi i Policisë së Providence, Oscar Perez, gjatë një konference për shtyp pesë ditë pas të shtënave.
Calente u gjet i vdekur në një depo në Salem, New Hampshire, së bashku me një çantë postare, armë dhe prova të tjera që e lidhnin atë me krimin.
Si u identifikua autori i krimit?
Rrjeti amerikan zbulon detaje se si autoritetet policore, në 24 orët e fundit, kishin rënë në gjurmët e Valentes. Sipas një deklarate të bërë publike, dy të dhëna të hershme rezultuan vendimtare në gjetjen e tij. E para erdhi nga një pastrues në Universitetin Brown, i cili u kishte thënë oficerëve se kishte vërejtur një person të dyshimtë në kampus që mbante një maskë kirurgjikale, veshja e të cilit përputhej me imazhet që policia kishte publikuar vazhdimisht. Siç thuhet në dokument, burri “ecte duke çaluar”.

Hetuesit më pas shqyrtuan pamjet e sigurisë së kampusit nga 1 dhjetori, ku ata identifikuan një person që përputhej me përshkrimin e përgjithshëm të të dyshuarit dhe informacionet e punonjësit.
Më vonë, Policia e Providence mori një informacion anonim që i referohej një postimi në Reddit. Përdoruesi raportoi se kishte parë autorin e dyshuar në zonë dhe i kërkoi autoriteteve të hetonin një Nissan me targa të Floridës, me shumë mundësi një makinë me qira. Mjeti ishte parkuar pranë një ndërtese të vogël pranë Shoqërisë Historike të Rhode Island.
Sipas deklaratës, përdoruesi i Reddit, të cilin autoritetet e përshkruajnë si “në afërsi” me personin e interesuar, më pas u dorëzua vullnetarisht në Policinë e Providence dhe bashkëpunoi me hetuesit.
Ndërsa po shqyrtonin pamjet filmike nga kamerat e sigurisë në zonë, oficerët vunë re një automjet të fshehur pjesërisht nga pemët, gjë që përputhej si me informacionin anonim ashtu edhe me hartën e mëparshme të lëvizjeve të të dyshuarit. Dokumenti thotë se makina ishte marrë me qira në emër të Claudio Valente.
Top Channel