SPAK kërkon arrestimin e Ballukut/ Pas 5 orësh diskutimesh, shtyhet mbledhja e Këshillit të Mandateve
19/12/2025 16:44
Shtyhet pa një vendim mbledhja e Këshillit të Mandateve, ku sot u shqyrtua për 5 orë heqja e imunitetit të zv.kryeministres, Belinda Balluku.
Mbledhja u shoqërua me debate, ndërsa edhe për vendimin për shtyrjen e mbledhjes, që ende nuk e ka një datë, nuk u gjet dakordësia nga pala e PD.
Ndërkohë anëtarët kanë marrë USB me 10 mijë faqe prova të SPAK ndaj Ballukut.
Top Channel