Video/ Bologna mbetet makth, Interi eliminohet nga Superkupa pas tre penalltive të humbura
Adrien Rabiot nuk e fsheh zhgënjimin pas eliminimit të Milanit nga Napoli në gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë në Riad.
Mesfushori francez ka dhënë një analizë të qartë të mangësive të ekipit, duke theksuar nevojën për rikthim të kohezionit dhe përmirësim në mbrojtje.
“Ne duhet të rifitojmë kohezionin, sepse ishim të ngadaltë në mbrojtje dhe jo shumë efektivë në rastet që patëm. Mund të kishim luftuar për një trofe, dhe e di sa e rëndësishme mund të jetë kjo në një karrierë, por nuk duhet ta humbasim besimin,” tha Rabiot.
Ai nuk shmangu as çështjen e arbitrimit, duke dhënë një paralajmërim që shkon përtej një ndeshjeje të vetme: “Arbitri mund të kishte bërë shumë më mirë, por në përgjithësi, mund të shihni nga shumë ndeshje se gjyqtarët nuk po bëjnë mirë. Jo vetëm kundër Milanit, por në përgjithësi.”
Deklaratat e Rabiot theksojnë nevojën për reflektim dhe përmirësim brenda skuadrës, si dhe shqetësimin për standardet e arbitrazhit në Serie A.
Top Channel