Mbledhja në Këshillin e Imuniteteve për kërkesën e SPAK ndaj Ballukut, Balla: Në rastin e rrugës Durrës-Kukës Këshilli i Mandateve ka marrë 75 ditë kohë

19/12/2025 22:13

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, mësohet se gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit të Imuniteteve, ka folur për një rast të Lulzim Bashës, gjatë kohës që ka qenë ministër. 

Balla solli në vëmendje precedentë të mëparshëm të Kuvendit, ku kujtoi se Këshilli i Mandateve ka pasur raste kur ka marrë deri në 75 ditë kohë për shqyrtimin e një kërkese, duke përmendur konkretisht rastin e Lulzim Basha, asokohe ish-ministër, lidhur me çështjen e rrugës Durrës-Kukës.

Sipas tij, kërkesa kishte mbërritur në Kuvend më 15 tetor 2007 dhe u votua në seancë plenare vetëm më 27 dhjetor 2007.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB