Putin sfidon Perëndimin: Rusia po përparon në gjithë frontin, nuk ka lëshime për paqe
Australia ka njoftuar një skemë të re për blerjen e armëve pas sulmit terrorist në Bondi Beach, sulmi më i përgjakshëm në vend në dekada.
Ngjarja ndodhi të dielën, kur dy persona hapën zjarr gjatë një festivali hebre, duke lënë të vrarë 15 dhe dhjetëra të plagosur.
Skema e re e blerjes së armëve është më e madhja që nga masakra e Port Arthur-it në 1996, ku humbën jetën 35 persona, dhe e cila solli rregulla strikte të kontrollit të armëve në Australi.
Kryeministri Anthony Albanese tha se tani në vend ka mbi 4 milionë armë, më shumë se sa pas masakrës së Port Arthur-it. Komisionerja e Policisë Federale, Krissy Barrett, deklaroi: “Një nga terroristët kishte licencë arme dhe posedonte gjashtë armë, pavarësisht se jetonte në një lagje të zakonshme të Sydney-t. Nuk ka arsye që dikush të ketë kaq shumë armë.”
Çfarë parashikon skema e re?
Blerje dhe shkatërrim i armëve të tepërta, të paligjshme dhe të ndaluara së fundmi.
Kufizim i numrit të armëve që mund të mbajë një individ.
Rregullime për licencat e armëve dhe llojet e lejuara të armëve.
Detyrim për të qenë qytetar australian për të pasur licencë arme.
Përshpejtim i punës për regjistrin kombëtar të armëve dhe akses më i mirë i rregullatorëve tek informacioni kriminal.
Policia e New South Wales njoftoi se shtatë burra me ideologji ekstreme, të arrestuar në Sydney, do të lirohen, por do të monitorohen vazhdimisht. Autoritetet thanë se nuk ka një lidhje të konfirmuar midis tyre dhe sulmit të Bondi Beach, por ekzistonte një rrezik i mundshëm për veprime të dhunshme.
Top Channel