Dosja ‘Balluku’, Këshilli i Mandateve vendos që anëtarët të marrin me vete USB me 10 mijë faqe me prova
19/12/2025 14:47
Këshilli i Mandateve vendos që anëtarët të marrin me vete USB me prova për dosjen ‘Balluku’
Lajmi konfirmohet nga gazetari i Top Channel Muhamed Veliu.
Kërkesa u bë nga anëtarët demokratë të Këshillit, e pas shqyrtimit Këshilli vendosi që mund ta marrin USB me 10 mijë faqe, por të ruajnë sekretin hetimor dhe të mos bëjnë publike përmbajtje nga dosja hetimore për Zv. kryeministren Belinda Balluku.
Top Channel