“Do jem krah mikut të burrit tim”, bashkëshortja e Charlie Kirk me qëllime të qarta: JD Vance do jetë Presidenti i ardhshëm i SHBA

19/12/2025 17:27

Erika Kirk, bashkëshortja e aktivistit të njohur amerikan Charlie Kirk, i cili u vra disa muaj më parë ka shpallur mbështetjen e saj për zëvendëspresidentin JD Vance për zgjedhjet presidenciale të vitit 2028.

“Ne do ta bëjmë mikun e bashkëshortit tim, JD Vance, presidentin e 48-të të Shteteve të Bashkuara, në mënyrën më bindëse të mundshme”, deklaroi ajo.

Vance ende nuk ka njoftuar zyrtarisht ndonjë plan për të kandiduar në vitin 2028, por mbështetja e Kirk konsiderohet domethënëse, duke pasur parasysh ndikimin e madh të Turning Point USA, ku Kirk është edhe drejtore ekzekutive, te të rinjtë konservatorë dhe brenda lëvizjes MAGA në përgjithësi.

Zëvendëspresidenti shihet gjerësisht si trashëgimtari de facto i Donald Trump, me vetë Trumpin që ka pranuar më herët këtë vit se Vance “me shumë gjasë” do të jetë ai që do ta trashëgojë postin e tij. Trump gjithashtu sugjeroi se Vance duhet të kandidojë në një biletë të përbashkët me sekretarin e shtetit, Marco Rubio.

JD Vance dhe Charlie Kirk ishin miq të ngushtë deri në vdekjen e Kirk në shtator. Vance i bëri homazhe mikut të tij pas vrasjes fatale të Kirk në Utah, duke e përshkruar atë si një njeri familjar të shkëlqyer.

Më vonë atë muaj, Vance drejtoi një episod të The Charlie Kirk Shoë nga Shtëpia e Bardhë. Gjatë transmetimit live, ai foli për trashëgiminë politike të Kirk, duke u thënë shikuesve nëse nuk do të ishte Charlie Kirk, ai nuk do të isha zëvendëspresident i Shteteve të Bashkuara.

Duke folur në shërbesën përkujtimore të Kirk, Vance tha se aktivisti i krahut të djathtë kishte ndryshuar rrjedhën e historisë amerikane duke ndihmuar në zgjedhjen e Trumpit vitin e kaluar.

“Ne e dimë se nuk do të ishim këtu pa të”, u shpreh ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB