Rabiot pas humbjes së Milanit ndaj Napolit: Duhet të rifitojmë kohezionin, arbitrat nuk po e bëjnë punën e tyre
Disa dashuri nuk mbarojnë kurrë. Dikur Adriano Galliani, pak para rikthimit të Kaká-s te Milani, citonte Antonello Venditti-n me fjalët: “Disa dashuri marrin kthesa të mëdha dhe pastaj kthehen…”.
Sot, gati 13 vite pas atij rikthimi historik, një tjetër emër i madh brazilian mund të bëjë rrugën mbrapsht drejt Milanellos: Thiago Silva.
Mbrojtësi legjendar, i lindur në vitin 1984, është aktualisht lojtar i lirë pas përfundimit të aventurës me Fluminense dhe po kërkon një sfidë të re. Objektivi i tij është i qartë: të gjejë një ekip në Europë që t’i garantojë minuta loje, me synimin për të qenë pjesë e Brazilit në Kupën e Botës 2026 nën drejtimin e Carlo Ancelottit.
Një rikthim te AC Milan nuk është thjesht një ide romantike. Sipas raportimeve, Massimiliano Allegri, veçanërisht pas vështirësive të shfaqura nga Koni De Winter në ndeshjet e fundit, i ka kërkuar drejtuesve të klubit afrimin e Thiago Silva-s. Një mundësi që, sipas ekspertit të merkatos Orazio Accomando, po vlerësohet seriozisht nga drejtuesit kuqezi.
Allegri dhe Thiago Silva njihen shumë mirë mes tyre, pasi kanë ndarë 79 ndeshje së bashku në të gjitha kompeticionet përpara largimit të brazilianit drejt PSG-së. Në moshën 41-vjeçare, Thiago do t’i sillte Milanit eksperiencë, lidership dhe qetësi në një repart mbrojtës që është ende në ndërtim. Për më tepër, mënyra e mbrojtjes me bllok të ulët nuk do ta rëndonte fizikisht.
Nga ana e tij, edhe vetë Thiago Silva nuk e ka fshehur kurrë dashurinë për Milanin. Verën e kaluar, gjatë Kupës së Botës për Klube me Fluminense, ai pranoi se kishte folur me Allegrin përpara ndeshjes kundër Interit, duke kërkuar këshilla për përballjen me zikaltërit. Ndoshta, që atëherë ishin hedhur hapat e parë për një rikthim të mundshëm.
Sot, disa muaj më vonë, ajo që dukej si një ëndërr nostalgjike po shndërrohet gradualisht në një skenar konkret: Thiago Silva dhe Milani, sërish bashkë.
Top Channel