Shtyhet ceremonia për kreun e ri të SPAK, Klodjan Braho do të prezantohet të hënën/ Zbulohet arsyeja

18/12/2025 16:57

Sipas ligjit nesër Klodjan Braho pritet të marrë detyrën në një ceremoni që drejtohet nga KLP.

Por për shkak se anëtarët e këshillit janë në një vizitë në Spanjë, ceremonia siç mëson Anila Hoxha është shtyrë për ditën e hënë.

Klodjan Braho, prej 18 vitesh prokuror, u votua nën prezencën e përfaqësive diplomatike si kryeprokurori i ri i SPAK, më 11 dhjetor.

Ftesa e SPAK:

Jeni të lutur të merrni pjesën në ceremoninë e kalimit të detyrës nga Z. Altin Dumani te Z. Klodian Braho, një moment i rëndësishëm për sigurimin e vazhdimësisë dhe forcimin e mëtejshëm të punës së Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimitt ë Organizuar (SPAK).

Aktiviteti zhvillohet të hënën, në orën 10:00, në Sallën e Mbledhjeve të SPAK dhe do të transmetohet drejtpërsëdrejti.
Për shkak të kufizimeve në vendin ku do të zhvillohet, do të luteshim vetëm për praninë e gazetarëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB