Fiona Papajorgji është zgjedhur në krye të Gjykatës Kushtetuese në vend të Holta Zaçajt, raporton Anila Hoxha.

Në fillim të këtij muaji, Gjykata Kushtetuese u mblodh për të nisur procedurat për të zgjedhur kreun e ri të Gjykatës Kushtetuese, pas përfundimit të mandatit të Holta Zaçajt.

Gjyqtarja Fiona Papajorgji ishte e vetmja kandidaturë për këtë post dhe u zgjodh njëzëri, ndërsa do të jetë në krye të Kushtetueses për një mandat 3-vjeçar.

“Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese zhvilloi sot, më 18 dhjetor 2025, seancën për zgjedhjen e Kryetarit të ri të Gjykatës Kushtetuese.

Në përfundim të procesit të votimit, në bazë të parashikimeve ligjore, Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, me vendimin nr.14, datë 18.12.2025, zgjodhi njëzëri zonjën Fiona Papajorgji në detyrën e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese.

Ky vendim i njoftohet Presidentit të Republikës, Kryetarit të Kuvendit dhe Kryetarit të Gjykatës së Lartë”, njofton Gjykata.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB