Helmoi qëllimisht 30 pacientët e tij, mjeku anestezist dënohet me burgim të përjetshëm, hiqej si shpëtimtar Një javë përpara Krishtlindjeve, punonjësit e aeroporteve kudo në Europë kanë nisur të organizojnë kundërpërgjigjen e tyre ndaj asaj që e konsiderojnë “sjellje në stil Grinchi” nga ana e punëdhënësve, me në fokus kryesor pagat e ulëta.
Grevat në periudhë udhëtimesh po kthehen në një mekanizëm të njohur të sezonit festiv, pasi punonjësit qëllimisht shënjestrojnë njërën prej periudhave më të ngarkuara të vitit në luftën e tyre për rroga më të larta dhe kushte më të mira pune. Disa greva planifikohen muaj më parë, ndërsa të tjerat njoftohen vetëm pak ditë përpara se të nisin vërtet. Në Itali, punonjës të shërbimit tokësor, ekuipazhi i linjave ajrore dhe kontrollorë të trafikut ajror kanë njoftuar pjesëmarrjen në një grevë të koordinuar dhe po e paralajmërojnë vendin për më shumë ndërprerje të udhëtimit në vitin e ri.
Grevat për Kërshëndella kërcënojnë edhe Britaninë e Madhe. Nga 19 deri më 22 dhe 26 deri më 29 dhjetor, stafi tokësor i EasyJet në Aeroportin Luton ka njoftuar ndërprerjen e punës, duke shkaktuar vonesa të mundshme me regjistrimin dhe trajtimin e bagazheve. Për kaos udhëtimesh bëhet gati edhe Heathrow i Londrës. Aksion bllokues paralajmëron edhe stafi i Scandinavian Airlines Services, duke paralajmëruar prekjen e fluturimeve në Kopenhagen, Stokholm e Oslo.
Punonjësit po protestojnë kundër pagave të ulëta që thuhet se i ka detyruar ata të mbështeten në bankat e ushqimit kur udhëtojnë në qendrat e shtrenjta skandinave, sipas sindikatës Unite. Spanja po ashtu përgatitet për probleme të ngjashme deri në 31 dhjetor.
Top Channel