“Asnjë regjim nuk i ka çuar shqiptarët mbrapa”/ Berisha thirrje për protestë nga Kavaja: Të nisim betejën tonë pa kthim, deri në fitore

18/12/2025 19:40

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ka bërë thirrje të gjithë demokratëve ti bashkohen në protestën e 22 dhjetorit.

Në fjalën e mbajtur gjatë 35-vjetorit të themelimit të degës së PD në Tiranë, Berisha i ka ftuar të nisin atë që ai e quan betejë pa kthim drejtë fitores.

“Kavaja e lirë, Kavaja demokratike që në dhjetor të 1990 luajti një rol përcaktues, vendimtar për fatin e PD. Ishit ju qytetarë të Kavajës që u bëtë mburojë për forcat demokratike në Tiranë. Nuk guxonin, vetëm e vetëm se ishte Kavaja, postblloku i lirisë. Në këto 35 vite askush më mirë se ju nuk mbrojti me votën e qytetarëve lirinë, ndajë ju jam shumë mirënjohës zoti Kryetar i Bashkisë. Qytetarë të parë të votuar dhe besuar nga qytetarë. Ja dolëm ta anëtarësojmë Shqipërinë në NATO, të lëvizin të lirë. Ja dolëm të ndryshojmë dhe transformojmë infrastrukturën.

Pranuam rrotacionin si kusht i të gjitha kushteve për të respektuar lirinë e qytetarëve tanë. Por viti 2013 solli në pushtet një bandë kriminale, pasardhësit e atyre që 45 vite shtypën me egërsinë më të madhe qytetarët shqiptarë. Përpjekje të jashtëzakonshme u bënë të fshinin Partinë Demokratike, të shndërrojnë PD në një parti fasadë. Të gjitha dështuan. Sot PD vjen në Kavajë, ju garantojë po aq e vendosur sa ditën e themelimit të saj për të përmbysur diktaturën e dytë.

Mos pengo drejtësinë, largohu nga pushteti. Armiku më i egër në historinë e tyre. Asnjë pushtim, diktaturë, regjim nuk ka përzënë në 10 vite 1 mln e 500 shqiptarë në hapësirën Shengen. Asnjë regjim nuk ka çuar shqiptarët vite mbrapa.

Ndaj, duke ju uruar gëzuar këtë festë, duke u përulur me nderimin më të madh para veprës së themeluesve të Partisë Demokratike, para veprës së grupeve antikomuniste, para qytetarëve dhe qytetareve të Kavajës, ftoj qytetarët e Kavajës dhe të mbarë Shqipërisë të nisim betejën tonë pa kthim, deri në fitoren tonë, fitoren e Partisë Demokratike, fitoren e Shqipërisë”, u shpreh Berisha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB